VIDEO & DETAJE/ Kasmi: U godita me shkopinj nga policia në mënyrë...

VIDEO & DETAJE/ Kasmi: U godita me shkopinj nga policia në mënyrë të pabesë, kam 10 qepje në kokë

159
0
Shares

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.

Në një prononcim për mediat, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.

“Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gazetari, mendoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari”, u shpreh Kasmi.

Drejtpërdrejt nga Spitali Ushtarak, pranë kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi,I cili u dhunua nga policia gjatë protestës

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 26 mai 2018

Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Kreu i PD në fjalën mbyllëse para protestuesve tek Ministria e Brendshme u shpreh se Kasmi ishte në krye të detyrës kur u dhunua nga forcat e policisë.

Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga ish-Kryeministri Berisha.

“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi!”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY