Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës së bashkuar/Ja cfarë shkruajnë

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës së bashkuar/Ja cfarë shkruajnë

104
0
Shares

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës kundër Qeverisë.

Kryesisht mediat amerikane i referohen Associated Press. Gazeta Amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP ka pasqyruar protestën e opozitës në Shqipëri.

Me titullin “Opozita shqiptare mblidhet për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë”, gazeta amerikane nënvizon se mijëra mbështetës të opozitës bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

“Mbështetësit e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke thirrur “Rama ik”. Ata mbanin postera anti-qeveritarë dhe flamuj shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian ndërsa disa hodhën gurë dhe objekte të forta drejt ndërtesës së kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thekson Washington Post.

“Ekziston vetëm një rrugëdalje – kjo qeveri do largohet nga populli i bashkuar”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se “qindra mijëra” mbështetës morën pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra.

Disa protestues hoqën një gardh në Ministrinë e Brendshme dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY