Durrës, bastiset gjatë natës prokuroria, të gjithë në gjumë, pastruesja konstaton vjedhjen

Durrës, bastiset gjatë natës prokuroria, të gjithë në gjumë, pastruesja konstaton vjedhjen

70
0
Shares

Brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit, në mënyrë të përsëritur, bëhet shënjestër e grabitësve.

Gjatë natës së kaluar është bastisur prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyert e dëmtuara të prokurorisë. Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit. Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin.

A burglar is robbing knowledge from a company

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY