VETTING-u/ Përmbyllet faza e dytë e Komisionit të Vlerësimit në Polici

VETTING-u/ Përmbyllet faza e dytë e Komisionit të Vlerësimit në Polici

65
0
Shares

Dorëzimi i formularëve të Vetting në radhët e policisë u përbyll më 7 maj, ndërsa 220 efektivë nga 11 mijë në total nuk pranuan të jenë më pjesë e radhëve blu.

Javën e kaluar, përfundoi edhe përzgjedhja e bordit të Komisionit të Jashtëm, i cili do të kalojë në site 300 efektivët e parë me grade drejtuese.

Sipas shifrave të Minsitrisë së Brendshme, kanë aplikuar 250 persona për 5 vende të lira për anëtar të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Ndërkohë, ndodhen në faze përfundimtare edhe përzgjidhja 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik të cilët do të listojnë kandidatët rendor.

Gjatë kësaj periudhe bordi i ri ka si kryesues Aida Shehi, e cila është ngarkuar për të shqyrtuar dokumentacionin shoqerues të çdo aplikanti në fazën e parë. Sipas përcaktimit të gradës madhore, i pari që do të dalë përpara Komisionit ë Vlerësimit do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Më pas do të kalojnë në sitën e Vettingut 2 zv/drejtorët dhe më pas drejtuesit e policive në qarqe.

Në fazë të dytë, vettingu do ti nënshtrohen 2500 efektiv dhe Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë. 7500 mijë efektiv të nivelit bazë do të skanohen në fund dhe Komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë. Procesi i Vetting-ut u mbësht në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY