EMRAT/ Kurbin & Berat, prangosen dy shpërndarës kokaine dhe heroine

EMRAT/ Kurbin & Berat, prangosen dy shpërndarës kokaine dhe heroine

135
0
Shares

Dy shpërndarës drogash të forta janë prangosur në Kurbin e Berat, ndërsa u është bllokuar edhe “malli”.

Sipas burimeve të DVP., Lezhë, mësohet se dje, u bë i mundur kapja në flagrancë e Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.

Ndalimi i tij u bë sepse, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për ti shitur.

Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, sipas burimeve të DVP., Berat, mësohet se nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i Ilir Leka, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë kontrollit që u ushtrua nga shërbimet e policisë në automjetin e tij dhe kontrollit fizik, iu gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY