PROTESTA/Monika Kryemadhi i bën thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës...

PROTESTA/Monika Kryemadhi i bën thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës ditën e shtunë.

84
0
Shares

Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe, nga ku i bëri thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës ditën e shtunë.

DEKLARATA E MONIKA KRYEMADHIT:

 “Ditën e shtunë në orën 11:00 do të protestojmë ndaj kësaj qeverie Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mendojnë se kjo qeveri po varfëron vendin, që të bashkohen në protestën e së shtunës, intelektualëve, të rinjve që besojnë te një Shqipëri e denjë. Opozita nuk e largon Shqipërinë nga Europa. Por Edi Rama nuk do që kjo gjë të ndodhi

Ju e dini se si Edi Rama arriti të fitojë zgjedhjet. Në çdo vend të botës, çdo Kryeministër do të ishte dorëhequr me skandalet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur Edi Ramës

E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës, që asgjë nuk e ndal më popullin nga revolta e tij. Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat e drogës, fundi i tij do të jetë e shpejt dhe i tmerrshëm. I bëj thirrje të gjithë votuesve të LSI, të ngrihemi dhe ta rrëzojmë Edi Ramën. Nuk ka as njeri dhe as zot që mbron Edi Ramën”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY