FOTO GALERI/ Librazhd, e reja pa patentë përplaset me kolonën e një...

FOTO GALERI/ Librazhd, e reja pa patentë përplaset me kolonën e një lokali

140
0
Shares

Një 20-vjeçare nga Librazhi është prangosur nga policia, pasi është përplasur me kolonën e një lokali.

E reja Adenisa A., 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman të Librazhdit, ka qenë e pa patentë në momentin e përplasjes.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases, Adenisa A., 20 vjeçe, banuese në fshatin “Kuturman” Librazhd.

Shtetasja e lartpërmendur duke drejtuar mjetin me targa AA 825 IN, e pa paisur me Leje Drejtimi , ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi’, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY