Taulant Balla/Audio-përgjimi është një mashtrim që po përdoret si shantazh ndaj Xhafaj...

Taulant Balla/Audio-përgjimi është një mashtrim që po përdoret si shantazh ndaj Xhafaj për të penguar reformën në drejtësi

91
0
Shares

Deputeti i Partise Socialiste,Taulant Balla, u është përgjigjur nga Librazhdi akuzave të opozitës për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës çdo gjë rreth audio-përgjimit është një mashtrim që po përdoret si shantazh ndaj Xhafaj për të penguar reformën në drejtësi.

DEKLARATA E BALLES:

” Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e njëmijëta e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si Ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit te organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj., por janë të përfshirë edhe ndonje gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë Ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e ligjit” për të mos vijuar punën që kemi nisur.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY