Atentati ndaj Erdogan/Flet Kryeministria turke:Erdoğan nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje

Atentati ndaj Erdogan/Flet Kryeministria turke:Erdoğan nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje

147
0
Shares

Pas raportimeve mediatike se një atentat po përgatitet kundër Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka ardhur edhe reagimi nga Kryeministria turke.

Agjencia turke shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” raportoi të shtunën se pjesëtarë të minoritetit turk në Maqedoni kishin informuar inteligjencën turke mbi ekzistencën e të dhënave për përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj Presidentit turk, i cili pritet të vizitojë Bosnjen ditën e diel.

Sipas medias turke, autoritetet turke janë njoftuar edhe nga agjencitë perëndimore.

Lajmet janë konfirmuar nga Zëvendëskryeministri, Ministri i Drejtësisë dhe Zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Bekir Bozdag:

“E dimë që ka qarqe që duan ta vrasin Presidentin tonë, dhe që janë të shqetësuar nga një lider i tillë kaq i madh dhe kaq i përkushtuar ndaj çështjes së tij.Recep Tayyip Erdoğan nuk është nga ata që frikësohet nga kërcënimet me vdekje, apo që heq dorë nga çështja e tij..”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY