Shqiptarët i vënë zjarrin burgut në Genova

Shqiptarët i vënë zjarrin burgut në Genova

100
0
Shares

Një grup të burgosurish shqiptarë i vuri flakën një qelie në burgun e Marassit në Genova, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu pasojat e rënda.

Sipas autoriteteve të burgjeve, autorët janë ‘shtatë të burgosur shqiptarë tashmë të njohur për akte të tjera të ngjashme’.

Njoftimi thotë se zjarri u vu në shenjë proteste ‘kundër një kontrolli special në qeli që solli zbulimin e një celulari dhe të një cigareje hashash’.

‘Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë,  të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme’, thotë policia.

Një nga shtatë të burgosurit është i dënuar për vrasje në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY