EMRAT/ Tiranë, plagosja mbrëmë te “Komuna e Parisit”, arrestohen babë e bir

EMRAT/ Tiranë, plagosja mbrëmë te “Komuna e Parisit”, arrestohen babë e bir

263
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë ët ditur se në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L., rreth 27 vjeç, janë arrestuar autorët (at dhe bir)…

– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.

– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ku ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis D. L., Edmond Merkaj dhe Edjano Merkaj, ku për pasojë D. L., rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga Edmond Merkaj dhe Edjano Merkaj (at dhe bir).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY