Aksioni opozitar nesër protestë te ministria e Brendshme: Xhafaj ik

Aksioni opozitar nesër protestë te ministria e Brendshme: Xhafaj ik

94
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aleatët e opozitës.

Burime nga PD kanë bërë të ditur se, tema e diskutimeve kanë qendër denoncimet e PD-së dhe veprimet që do të ndërmerren më tej.

Mësohet se është vendosur që të ketë protesta deri në dorëheqjen e Fatmir Xhafës. Një protestë e tillë është paralajmëruar për nesër, para ministrisë së Brendshme.

Po ashtu pritet që të mërkurën opozitarët të marrin pjesë në komisione për të kërkuar dorëheqjen e Xhafajt. Nëse kjo nuk ndodh të enjten ata do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar punimet e Kuvendit.

Të njetat burime konfirmojnë se nëse ministri i Brendshëm nuk e ka dhënë dorëheqjen deri të enjten, demokratët janë të gatshëm të mos e lejojnë zhvillimin e një seance normale.

Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që ao të dorëhiqet. Ndërsa ministri reagoi dhe u distancua nga veprimet e vëllait, deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi të tjera prova të forta, një audiopërgjim të vëllait të ministrit me një trafikant. PD deklaroi se biseda e përgjuar ishte berë në kohën kur Xhafaj ishte ministër, duke shtuar se vëllai i tij bënte trafik droge nën hundën e vëllait ministër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY