DETAJE/ Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, flasin familjarët: Si e gjetëm vajzën…

DETAJE/ Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, flasin familjarët: Si e gjetëm vajzën…

147
0
Shares

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Fier. Tre të rinj të moshës 22 dhe 24 vjeç rrëmbyen një vajzë të mitur 13 vjeçe nga një familje e varfër, dhe tentuan ta përdhunojnë.

Familjarët kanë deklaruar se ka qenë mbrëmje kur kanë zbuluar se vajza e tyre nuk ishte në shtëpi. Mësohet se ka qenë babai ai që ka shkuar i pari në banesën e braktisur ku tre djemtë kishin futur vajzën e mitur. Ai ka dëshmuar në polici se e ka gjetur të bijën në gjendje shoku.

“Rreth orës 21:00 të ditës së djeshme e ëma ka konstatuar se vajza nuk ishte në shtrat”, thanë burime nga Policia.

Pasi kanë parë që vajza nuk ishte në shtëpi, ata kanë dhënë alarmin.

“Ka dalë ta kërkojë dhe e ka gjetur te një shtëpi e papërfunduar në anën tjetër të rrugës”, janë shprehur burimet.

Sipas nënës, vajza ishte e lidhur dhe ishin tre djem aty që po të tentonin të kryenin marrëdhënie me të.

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.

Sipas tyre një prej të rinjve e kishte ngacmuar edhe më herët vajzën e mitur, ndërsa familja ka vendosur që ta heqë nga shkolla 13-vjeçaren.

Njoftimi i Policisë në lidhje me ngjarjen

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Redion Tereziu, 22 vjeç
  2. Jorges Dosti, 24 vjeç
  3. Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

    Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, por nuk kanë mundur.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY