“Pas këtij përgjimit, Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë më ministër”

“Pas këtij përgjimit, Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë më ministër”

107
0
Shares

Vjen edhe reagimi i parë publik pas publikimit të përgjimit të PD-së, sipas së cilës Agron Xhafaj është duke biseduar me një trafikant për të bërë një rrugë drejt Italisë.

Në një reagim të tij në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se, pas këtyre përgjimeve Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë më ministër.

Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook

Pas përgjimit që bëri publik PD, nuk ka më vend për komente!

Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të marrë të pandehur Agronin dhe Ermalin, megjithë rrjetin që përmendet aty!

Pavarësisht vendimit të Italisë!

Fatmiri nuk mund të jetë më anëtar i qeverisë!

Rama dhe Rilindja e tij nuk mund të qeverisin dot! Nuk kanë asnjë fytyrë e moral! Nuk gjetën dot një Ministër të Brendshëm, të pa përfshirë në histori krimesh e trafiqesh!!!

Nuk i ndihmon më askush! As “miqtë” e huaj! Faktet janë ulëritëse…

Sa më shpejt ta kuptojnë këtë gjë aq më mirë për ta! Akoma më mirë për vendin!

Është koha për të shpalosur një alternativë normaliteti dhe reformash agresive!

Rilindja nuk është më alternativë por pengesë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY