DETAJE/ Arta Marku pezullon nga detyra bashkëshortët prokurorë, Rovena Gashi dhe Dritan...

DETAJE/ Arta Marku pezullon nga detyra bashkëshortët prokurorë, Rovena Gashi dhe Dritan Gina

146
0
Shares
Rovena Gashi

Prokuorija e Përgjthshme e Përkohëshme Arta Marku pezullon nga detyra prokuroren Rovena Gashi.

Ajo ishte emëruar pas shkarkimit nga drejtore e mardhenieve me jashtë  në një post si prokorore në Prokurorinë e Pergjithëshme.

Gashi është marrë e pandehur nga prokuroai e Durrësit për refuzim të deklarimit

Ndërkohë Arta Marku ka pezulluar edhe bashkëshortin e Gashit, Dritan Ginen nga detyra.

Njoftimi i pezullimit për Rovena Gashin

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku me vendimin nr. 140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, germa “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, germa “b” dhe pika 2 germa “b”; 155 dhe 160, pika 2, germa “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj. Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Njoftimi i pezullimit për Dritan Ginën

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku me vendimin nr. 141, dt. 11-05-2018,  bazuar në nenet 148/d pika 4, germa “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, germa “b” dhe pika 2 germa “b”; 155 dhe 160, pika 2, germa “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z. Dritan Gina.

Pezullimi i z. Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Dritan Gina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY