EMRI & VIDEO/ Vlorë, tentoi të vriste tre persona, dënohet me 24...

EMRI & VIDEO/ Vlorë, tentoi të vriste tre persona, dënohet me 24 vjet burg

102
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vjet burg Blendo Alikaj, alias (Edison) i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj tre personave në një lokal të qytetit të Vlorës në janar 2017.

Gjyqtari Skënder Halucaj dha dënimin duke e shpallur fajtor për vrasje me dashje në rrethana cilësuese ngelur në tentativë, parashikuar nga neni 79/dh e 22 i Kodit Penal, mbajtje pa leje të armëve shoërthyese e municioneve.

Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit 27 nëntor 2017 dhe dënimi do të kryhet në një nga institucionet e sigurisë së lartë.

Ngjarja 

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 4 janar 2017 rreth orës 22:00 në lagjen Hajro Cakërri, të Vlorës kur është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të shtetasit Irfan Sheko. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllezërit Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe Flavio Kamberi.

Në vendngjarje në cilësinë e provës matiriale u gjetën 13 gëzhoja armë zjarri model 56.

Vëllezërit kanë identifikuar përmes sistemit TIMS autorin, Blendo Alikaj i cili ka qenë klienti i rregullt i lokalit të tyre.

VlorëKapet i kërkuari për disa vepra penale !Policia kap 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, për ''Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë'', si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale !Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim. Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ''unaza e re'' në Astir, Tiranë.Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi :B. A, 32 vjeç, banues në Vlorë.Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ''Arrest me burg'', pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal.Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:Më datë 03.11.2016, në lagjen ''Isa Boletini'' tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ''Jonufër'' sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.Shtetasi B.A është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur dimanche 26 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY