Ministri qipriot i financave premton shume nese fitojne Eurovisionin

Ministri qipriot i financave premton shume nese fitojne Eurovisionin

66
0
Shares

Nesër në mbrëmje do mbahet finalja e madhe e festivalit ‘Eurovision’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Edicioni i këtij viti është i veçantë për shqiptarët, pasi marrin pjesë tre këngëtarë shqiptarë që përfaqësojnë tre shtete të ndryshme.

Këngëtarja e lindur në Shqipëri që përfaqëson Qipron Eleni Foureira është kualifikuar për në finale dhe ministri qipriot i Financave Harris Georgiades ka thënë se nëse Qipro fiton Eurovision ai do të ‘hapë’ arkën e shtetit.

Deklarata e ministrit qipriot ka ardhur pas debateve të qipriotëve se nëse fitojnë Evrovizionin vendi nuk do e përballojë koston e organizmit të këtij evenimenti vitin tjetër.

Kompanitë e basteve parashikojnë 31-vjeçaren shqiptare, Eleni Foureira si pretendente për të fituar Eurovision 2018.

Ministri qipriot i Financave Harris Georgiades

Ministri qipriot tha se vajza e tij 10-vjeçare është fanse e këngëtares që përfaqëson Qipron.

“Unë shpresoj që të kemi sukses. Sa i përket shqetësimeve, doja të thoja se pjesa financiare nuk është problem. Nëse ne fitojmë, do hapim kasafortën dhe kjo nuk është diçka që unë e them shpesh. Siç kanë bërë shtetet e tjera me organizimin do të bëjmë edhe ne”, ka thënë ministri Harris Georgiades.

Azerbajxhani mban vendin e parë për më shumë shpenzime në organizimin e Eurovizionit në vitin 2012 ku u shpenzuan 54 milion euro për ndërtimin e Sallës së Kristaltë.

Festivalin e ndjekin rreth 180 milion shikues nga e gjithë bota dhe përfitimet për vendin që e organizon janë të mëdha, pasi përveç promovimit të shtetit ka një numër të madh turistësh që e vizitojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY