Me patentat shqiptare njihen ne Greqi…

Me patentat shqiptare njihen ne Greqi…

486
2
Shares

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan sot në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të madha shtetasve shqiptarë dhe grekë. Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një kosto financiare nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.

Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.

Pas nënshkrimit, kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet procedurave respektive për hyrjen në fuqi.

Pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostille, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm i angazhimeve që kanë ndërmarrë dy qeveritë si pjesë e çështjeve që përbëjnë paketën e dakortësuar për zgjidhje nga Ministrat e Jashtëm.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrat rikonfirmuan angazhimin për vijimin e punës për zgjidhjen e çështjeve të tjera dypalëshe.

Foto te siguruara nga top-channel.tv

 

Foto te siguruara nga top-channel.tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

  1. Pershendetje .Jam nje zoteri me banim ne Angli .Do doja te pyesja ne lidhje me pranimin e konvertimit te patentes Shqiptare ne patente Greke.Nese une nuk kam asnje dokument ne shtetin Grek pasi Jam larguar qe aty ,por bashkeshortja ime eshte e paisur me pashaporte Greke a ka ndonje mundesi qe dhe une te konvertoj patenten shqiptare ne Greke?Theksoj qe ketu ku Jam Jam i pajisur me dokument 5 vjecar.Do e vleresoja shum pergjigjen tuaj .

    • ende nuk kemi ndonje te dhene per kete rast, do ju sugjeronim faqen on line te ministrise se jashtme ku flitet per marrevshjen dhe nese e trajton kete rast.

LEAVE A REPLY