DETAJE & FOTO GALERI/ Itali, ja kush është 22-vjeçari shqiptar që u...

DETAJE & FOTO GALERI/ Itali, ja kush është 22-vjeçari shqiptar që u ekzekutua nga një pastor

306
0
Shares

Mbrëmjen e 9 majit është ekzekutuar në Siena të Italisë, 22 vjeçari shqiptar Alfred Ndoja që njihet edhe me emrin Andrea. Policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, një 45-vjeçar italian me emrin Giulio Sale i cili ishte dhe pastor. Motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra janë ende të paqarta.

Referuar shkrimeve në mediat italiane, mësojmë se Andrea Ndoja kishte shkuar për darkë tek miqtë e tij shqiptarë, teksa luhej finalja Juventus-Milan. Paraprakisht dyshohet se autori i krimit, 45 vjecari italian, ka telefonuar shqiptarët dhe sapo në derë ka dalë Andrea, ai ka qëlluar me pistoletë. 22-vjecari mori një plumb fatal në qafë që i shkaktoi vdekjen, shkruan Opinion.al.

Një dëshmi e shokut të viktimës ka ngjallur dyshimet e policisë se Andrea Ndoja mund të mos ketë qenë objektivi i sulmit. Shoku ka dëshmuar se ai personalisht ka patur konflikte me italianin, i cili disa muaj më parë e kishte sulmuar me thikë. Hetimet po vazhdojnë intensivisht, tha prokurori, i cili ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë në trupin 22-vjeçarit shqiptar.

Andrea (Alfred) Ndoja jetonte në Rapolano Terme. Mbrëmjen e 9 majit ai kishte shkuar tek miqtë e tij shqiptarë që banonin në Sinalunga, në rrugën Via Umberto. Autori jetonte 8 kilometra larg shqiptarëve. Pasi vrau të riun, autori vrapoi rreth 1 kilometër, më pas ishte rrëzuar në një hendek ku theu edhe këmbën. Policia arriti ta kapë në kohë rekord. Autori i krimit ndodhet në spital ndaj është vonuar edhe marrja në pyetje e tij. Mbi motivin e ngjarjes së rëndë nuk ka ende një pistë konkrete, edhe pse mediat italiane hedhin dyshime për prishjen e pazareve të drogës.

Sakaq, miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për ndarjen para kohe nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY