Përrenjas, bie nga rimorkio e zetorit, dëmtohet në kokë 7-vjeçari

Përrenjas, bie nga rimorkio e zetorit, dëmtohet në kokë 7-vjeçari

430
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 7-vjeçar është aksidentuar duke rënë nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në fshatin Karkavec të Prrenjasit.

E. Rr, 7 vjeç është kapur pas një rimorkio zetori, pasi drejtuesi i saj K. V, 50 vjeç e kishte ngarkuar në shtëpinë e të atit të 7-vjeçarit me pleh organik. Ai do e çonte plehun nga shtëpia drejt tokave të G. Rr, në fshat. I mituri ka rënë aksidentalisht nga rimorkio, duke marrë dëmtime në kokë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY