EMRAT & DETAJE/ Tiranë, prangosen 4 shpërndarës droge, ja sa sa kokainë...

EMRAT & DETAJE/ Tiranë, prangosen 4 shpërndarës droge, ja sa sa kokainë ju sekuestrua

100
0
Shares

Dje, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë:

– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Personat e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

– automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

– 4 aparate celularë.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY