DETAJE & EMRA/ Sulmuan dhe plagosën me thikë një vajzë me të...

DETAJE & EMRA/ Sulmuan dhe plagosën me thikë një vajzë me të fejuarin e saj, prangosen 3 agresorët zbardhet motivi

76
0
Shares

Tre persona janë vënë nga Policia e Tiranës pasi sulmuan me shkopinj dhe në fund e plagosën me thikë, një çift.  NGjarja ndodhi dje në orëb 15:00 tek Unaza e Madhe. Të arrestuarit janë: Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj.

Halit Ndreu tha në Polici se ishte i fiksuar pas vajzës 23-vjeçare dhe nuk e duronte faktin që ajo ishte fejuar me dikë tjetër ndaj kjo kishte qënë arsyeja e sulmit.

Të rinjtë e plagosur ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni i Policisë

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY