Shkrimtarja e njohur humb djalin e vetëm

Shkrimtarja e njohur humb djalin e vetëm

181
0
Shares

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj të vetëm. Lajmi u bë I ditur nga vetë shkrimtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Hollandë.

Sipas saj I biri vuante nga një sëmundje e rrallë, që fatkeqësisht i mori dhe jetën. Shkrimtarja pohoi se ceremonia mortore do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, vend ku jetonte prej vitesh djali i saj.

Djali
Mesazhi I Flutura Ackës:
Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY