Shpërthim në Lushnjë, makina hidhet ne erë

Shpërthim në Lushnjë, makina hidhet ne erë

121
0
Shares

Foto ilustruese

Një sasi e papërcaktuar eksplozivi shpërtheu sot në një makinë tip Fiat në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “18 Tetori”. Mjeti në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, 44 vjeç, ishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.

“Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv”, informon policia.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet tip BMË.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, ndërsa ka pasur vetëm krisje xhamash të një ndërtese aty pranë.

Ky është rasti i dytë i vendosjes së lëndëve plasëse në Lushnjë kur një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër dhe asokohe pati vetëm dëme materiale. Policia e Lushnjës ka ngritur grupin e punës dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

Po merret në pyetje pronari dhe banorët e zonës për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e shpërthimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY