DETAJE/ Ja kur do të ekstradohet nga Gjermania, Arbër Çekaj

DETAJE/ Ja kur do të ekstradohet nga Gjermania, Arbër Çekaj

55
0
Shares
Arber Cekaj

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, i arrestuar një ditë më parë në Gjermani, pasi dy muaj më parë në kontenierin me banane të firmës së tij u gjetën të fshehura edhe 618 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia, pritet të paraqitet para autoriteteve shqiptare të drejtësisë brenda 10-15 ditëve.

Burime të Top Channel kanë konfirmuar se ekstradimi i Çekajt është një procedurë e shkurtër që pritet të kryhet mes zyrës së Interpol Tiranës dhe zyrës homologe në Gjermani. Kjo pasi urdhri i kërkimit ndërkombëtar ndaj Çekajt përmban të gjithë dokumentacionin e nevojshëm si dhe vendimin që ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurimit “arrest me burg”.

Dhe nuk ka nevojë për dokumente shtesë apo dërgime dosjesh. E gjithë kjo procedurë, sipas burimeve të Top Channel, mund të zgjasë nga 10 deri në 15 ditë. Kështu, brenda disa ditëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dispozicion për ta pyetur njeriun kryesor të dyshuar për trafikimin e ngarkesës rekord të kokainës të kapur ndonjëherë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Për llogari të kësaj çështjeje mbahen në qelitë e paraburgimit menaxheri i firmës Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportoi kontenierin, Armando Pezaku. Ndërsa ende nuk ka asnjë emër konkret të personave që mund të jenë porositës të kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY