Saimir Tahiri sonte përballja me gazetarët, do të plasë “bombat”

Saimir Tahiri sonte përballja me gazetarët, do të plasë “bombat”

172
0
Shares

Saimir Tahiri nuk i ka thënë të gjitha në deklaratën e sotme, ku njoftoi vendimin e beftë për të dorëzuar mandatin e deputetit, një vendim që nuk e priste askush. Ish-ministri i Brendshëm do të flasë sonte në mbrëmje në emisionin “Të Paeksopozuarit” në Top Channel, përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Ai pritet që të tregojë më shumë rreth misterit që fsheh vendimi i tij i papritur për të lënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë Prokurorisë që ta arrestojë. A ka marrë Tahiri një garanci nga Edi Rama në këmbim të lënies së mandatit? A është prishur pakti i tij me Edi Ramën? Apo thjesht ish-ministri nuk i ka duruar dot më presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve?

Për të gjitha këto pikëpyetje, Saimir Tahiri do të tregojë më shumë sonte në orën 21:00 në Top Channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY