Italiani për dorëheqjen e Tahirit: Politikanët shqiptarë mafiozë, e paskan mësuar mirë...

Italiani për dorëheqjen e Tahirit: Politikanët shqiptarë mafiozë, e paskan mësuar mirë Kodin e mafies…

149
0
Shares

“Sipas Kodit të Mafias italiane, pas 6 muajsh heshtjeje si besnikëri ndaj kupolës”.

Këtë ngjashmëri ka gjetur një qytetar italian tek dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirit, nga mandati i tij si deputet i parlamentit, e zbuluar kjo në shënimin në Facebook nga ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zaganit.

“Një miku im italian, që kishte dëgjuar për “dorëheqjen” e Sajes pak minuta më parë, më telefonoi dhe më tha:

“Këta politikanët tuaj mafiozë e paskan mësuar mirë ‘formulën’ e politikës së mafias italiane.

Që do të thotë (kjo sipas mikut tim italian) që pas mbi 6 muajsh heshtje si provë e besnikërisë ndaj kupolës, mori garancitë që s’ka për t’i ndodhur asgjë dhe tani përpara se ta mbyllë hallin del edhe si ‘trim’ i madh para masave që duan të jetë ashtu…

Edhe pse e dinë të vërtetën, por duan qorrazi që ai të jetë i pastër. Pra, vazhdoi miku im, në politikën tuaj po zbatohet me përpikmëri i ashtuquajturi ‘KODI’ i mafias!”.

P. S…një gjë e them me bindje…Dua që kjo të jetë ashtu si duket…si drejtësi e bërë më në fund…por me duhet ta them…i besoj plotësisht eksperiencës së mikut tim të mirë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY