Fushë Krujë, tre të burgosur tentojnë të arratisen, presin hekurat e dritares

Fushë Krujë, tre të burgosur tentojnë të arratisen, presin hekurat e dritares

112
0
Shares

Parandalohet arratisja e 3 të burgosurve në burgun e Fushë Krujës.

Mësohet se të dënuarit për grabitje qëndruan “transit” në një qeli dhe kur aty u ushtrua kontroll, u pa se ishin të dënuar të tjerë.

Kontrolli në qeli konstatoi hekurat e dritares të prera.

Të dënuarit që prenë hekurat mësohet se do dërgohen në burgje të tjera.

Njoftimi i plotë

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për forcimin e sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda po japin rezultate të mira.

Një tentativë arratisjeje është parandaluar nga shërbimi i Policisë së Intitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë, pas kontrolleve të imtësishme dhe shumë të kujdesshme.

Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.

Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.

Hetimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY