DETAJE/ Fier, nga “masakra e Sanatoriumit” te vrasja në Belgjikë, dosja për...

DETAJE/ Fier, nga “masakra e Sanatoriumit” te vrasja në Belgjikë, dosja për pasuritë e vëllezërve Hasanbelli mbërrin në gjykatë

396
0
Shares

Pasi iu vune ne sekuestro pasurite, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kaluar tashme për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasve Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu.

 

Ata akuzohen per për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier.

Vrasjet 

Emrat e vellezeve Hasanbelliu jane shume te njohur per drejtesine dhe policine, po te sjellim ne kujtese ngjarjen e rende, cilesuar si “masakra e Sanatoriumit” ne 19 gusht te vitit 2000.

Nderkohe ata gjykohen për vrasjen  e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës, në Anvers të Belgjikës, në 2002, si dhe hetohen nga drejtësia italiane të gjykohen dhe për trafik droge dhe Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni.

Dy vëllezërit të njohur dhe me emrat Gentian dhe Erion po gjykohen në Shqipëri për vrasjen e personave që njihen në botën e krimit si autorë të masakrës së Sanatoriumit në Tiranë, të ndodhur më 19 gusht 2000.

Trafik droge e prostitucion 

Me 25 korrik 2015 nga policia e Elbasanit ekzekutohet nje urdher ndalimi ndaj vellezerve, me akuzen e trafikut te droges dhe prostitucionit. “Këta  shtetas,  u  ndaluan  nga  efektivat  e  policisë,  pasi  Gjykata  e  Milanos  Itali,  ka    lëshuar   Urdhër  Arresti  për   veprat   penale;  “Trafik  droge”,  “Organizatë  Kriminale,  ndihmë  dhe  nxitje  prostitucioni”,  parashikuar   nga  nenet  3,4,  416   të  Ligjit  75/58,   si   dhe  nenet  73,80  të  Ligjit  309/90   të  Kodit  Penal  Italian”.

Masakra e Sanatoriumit 

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në senatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Hakmarrja në Belgjikë

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë,  më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën.

Arratisja në Itali

Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Kërkesa ne Fier 

Autoritetet belge sjellin dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendos në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Në këtë mënyrë, ai shpallet në kërkim dhe ekstradohet nga Italia më 17 qershor të vitit 2009.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009,  e shpall të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin në përfundim me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”.

Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika ekstradohet vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY