EMRAT/ Tiranë, prangoset trafikanti i kërkuar prej 3 vjetësh, “merr në qafë”...

EMRAT/ Tiranë, prangoset trafikanti i kërkuar prej 3 vjetësh, “merr në qafë” edhe “mikpritësin” e tij

129
0
Shares
Foto Ilustruese

Seksioni i narkotikëve pranë DVP., Tiranë kapi dje personin e shpallur në kërkim Hajri Mamica, 34 vjeç, banues në Kamëz.

Ky person ishte në ndjekje nga Policia e Tiranës, pasi me vendimin e datës 08. 04. 2015 të Gjykatës të Apelit Tiranë është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë konfidenciale ky person u kap nga shërbimet e Policisë në zonën e Bathores, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 26.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe një krehër pistolete brenda të cilit kishte 6 fishekë model 56.

Gjithashtu u arrestua edhe Françesko Rrapushi, 26 vjeç, banues në Kamëz.

Ky person i kishte lënë në përdorim shtëpinë që kishte marrë me qira Hajri Mamica, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia janë gjetur 867.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Hajri Mamica, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/4 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, në ngarkim të shtetasit Françesko Rrapushi, parashikuar nga neni 285/a.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY