DETAJE/ Grabitja dhe vrasja në Kamëz, ja provat që mund të çojë...

DETAJE/ Grabitja dhe vrasja në Kamëz, ja provat që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e grabitësve

1089
0
Shares
Familja Buci

Një ditë pas grabitjes në Kamëz policia ka të tjera prova që mund ta çojnë drejt kapjes së dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, ku mbeti i vrarë Agim Buçi, 53 vjeç dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buçi, 44 vjeçe.

Ndonëse e gjithë rruga ishte në errësirë të plotë, duke iu krijuar mundësi autorëve për t’u larguar ajo që mund të çojë në identifikimin e tyre janë pamjet e kamerave të sigurisë të vetë dyqanit të çiftit Buçi. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të vendosura brenda biznesit dhe po i analizon për të pasur një imazh të autorëve të krimit. Po kështu sot po bëhet sërish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën e dytë, pasi e para është gjetur pas ngjarjes.

Marketi “Gerti”, shënjestër e grabitësve ku ndodhi edhe përleshja e çiftit Buci me autorët ndodhej në oborrin e shtëpisë së çiftit që kishin 4 fëmijë.

Dy autorët sipas dëshmive të para ishin të veshur me bluza sportive me kapuç, ndërkohë që kishin vendosur edhe kapele për t’u maskuar sa më mirë. Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buçi, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç. Fatmirësisht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buçi, me origjinë nga Mati.

Viktima Agim Buçi është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20 – 30 mijë lekë (të reja) e më pas kanë ikur. Agim dhe Merita Buçi, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.

Agim Buci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY