Basha vizitë në familjen e viktimave të grabitjes në Kamëz: Dëshmi e...

Basha vizitë në familjen e viktimave të grabitjes në Kamëz: Dëshmi e dështimit të shtetit

131
0
Shares

Familja Buçi në Kamzë sot ka habur dyert e morit, ku për vizitë ka shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Pas vizitës, kreu i PD shprehu ngushëllimet për të afërmit, ndërsa tha se ngjarja e mbrëmshme është dëshmi e dështimit dhe dorëzimit të shtetit përballë krimit.

Jam këtu për ti shprehur ngushëllime familjes Buci, për të ndarë me ta dhimbjen e madhe që është e tyrja por edhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.. 

Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa torinditëse ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare, sic ishte rasti i mbrëmshëm në Kamzë apo ai në Fier para disa javësh. 

Kjo është dëshmi e dorëzimit dhe dështimit të shtetit dhe rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk ka polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëve.

Basha tha gjithashtu se përqasja e PD është zero tolerancë për krimin, por kjo tha ai duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, duke nisur nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

“PD do të jetë në krah të familjes Buci, të familjarëve të tjerë që kanë vuajtur grabitjet e përdishme dhe kanë humbur të dashurit e tyre. Përqasja jonë do të jetë tolerancë zero ndaj krimit, grushti i hekurt në zemër të krimit, por kjo duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, me shkëputjen e lidhjeve kriminale duke nisur nga kryeministri, ministri i Brendshëm, e deri tek drejtorët e policisë dhe policët e thjeshtë”, u shpreh Basha.

Agim Buçi 52 vjeç mbeti i vrarë, ndërsa grauaja e tij u plagos gjatë tentativës së grabitjes së dyqanit të tyre nga persona ende të pa identifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY