TIRANE/Shtohet kontrolli policor mbi qytetarët por në të gjitha rrugicat shitet drogë

TIRANE/Shtohet kontrolli policor mbi qytetarët por në të gjitha rrugicat shitet drogë

72
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit policia ka punuar me intensitet duke kontrolluar dhe verifikuar rreth 500 persona ndërsa ka shoqëruar në komisariate të paktën 35 prej tyre.

Por ndërsa janë shtuar kontrollet për shkelje të ndryshme ndaj qytetarëve, në të gjitha rrugicat e qendrës së Tiranës vlon tregtia e kanabisit dhe drogave të forta. Asnjë polici nuk duket në lagjet që u janë dhënë ‘me koncesion’tregtarëve të drogës.

Njoftimi I policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 19 shtetas, konkretisht :

– janë arrestuar 2 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

– janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim

– janë prceduar 13 shtetas në gjëndje të lirë

– si dhe janë shpallur 2 shtetas në kërkim

Gjithashtu në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun Tiranë kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme gjatë të cilave :

– janë kontrolluar 337 mjete

– janë verifikuar dhe kontrolluar 486 persona

– janë shoqëruar 35 shtetas për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY