MOTI/ Prill përvëlues, temperaturat janë mbi normalen për stinën

MOTI/ Prill përvëlues, temperaturat janë mbi normalen për stinën

75
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit po dominohet nga afrimi i mëtejshëm i masave ajrore të nxehta të cilat do të vazhdojnë të mbajë në vendin tonë dhe Kosovën me temperatura të larta mbi normën e caktur për stinën, thotë metereologia Rezarta Xhakollari.

Fillimi javës (23 Prill), moti do të jetë me kthjellime në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 7/28°C

Zonat e ulëta 11/27°C

Zonat bregdetare 13/27°C

Kosova per ditën e Hënë, 23 Prill do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 24°C në mesditë.

E Martë 24 dt Prill 2018

Moti ditën e martë në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të mëtejshme.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 7/29°C

Zonat e ulëta 12/29°C

Zonat bregdetare 13/27°C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY