FOTO/ Australi, qeni plak i shpëton jetën vogëlushes 3-vjeçare

FOTO/ Australi, qeni plak i shpëton jetën vogëlushes 3-vjeçare

155
0
Shares

Policia austriake ka bërë të ditur se një qen, qëndroi një natë të tërë me një vajzë 3-vjeçare që kishte humbur në shkurre. Fëmija, Aurora, u vu në qendër të një kërkimi të madh pasi u largua nga shtëpia.

Vajzën e kishte ndjekur nga pas, qeni 17-vjeçar i familjes, Maksi, gjysmë i shurdhër dhe gjysmë i verbër.

Qeni qëndroi me vajzën 16 orë rresht derisa të afërmit arritën t’i gjenin në një kodër të shtunën në mëngjes.

Gjyshja e Aurorës, Leisa Marie Bennet tha se ia kishte dëgjuar thirrjet fëmijës gati 2 km larg nga shtëpia.

Të afërmit thanë se Aurora ishte struktur bashkë me qenin nën një shkëmb ndërsa temperaturat ishin rreth 15 gradë C. Ajo kishte vetëm disa gërvishtje të vogla.

Më tepër se 100 punonjës të emergjencave dhe vullnetarë morën pjesë në kërkimet për gjetjen e saj në Queensland’ Sothern Downs.

Policia e vlerësoi mjaft veprimin e Maksit dhe e konsideroi atë një qen nderi të Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY