Tahiri te Cani: Ka ca njerëz që kanë lubrifikuar…është dikush që ta...

Tahiri te Cani: Ka ca njerëz që kanë lubrifikuar…është dikush që ta fut..

149
0
Shares

Ka ca njerëz që kanë lubrifikuar ca mekanizma. Kështu deklaroi Saimir Tahiri ndërsa po pyetej nga gazetari Arian Cani se kush qëndronte pas skenarit që mund ta conte atë në burg.

“Ka ca njerëz që kanë lubrifikuar ca mekanizma. Do vijë një ditë që do të përballem me ta një ditë. Nuk dua të mendoj se gjithnjë është dikush që ta fut…”, tha ai

Që në fillim të emisionit, Arjan Çani i ka treguar ish-ministrit të Brendshëm një video të vitit 2012 kur kishte “parashikuar” se Saimir Tahiri do ta “hante” nga Edi Rama, njëjtë si Qemal Stafën e “hëngri” nga Enver Hoxha.

“16 nëntor 2012: E ha Saimiri, historia me Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën përsëritet”, ishte parashikimi i thënë prej Çanit.

“ Ti thua se e hëngri nga Enveri, por unë i qëndroj rastit zyrtar. Qemali nuk e paska ditur, unë të paktën e di”, u shpreh Tahiri duke hedhur poshtë që kryeministri, me të cilin “janë rritur në një diell”, mund t’i bëjë diçka të tillë.

Në vijim tahiri ka shpjeguar deklaratën e tij me fjalët e Ramës duke u betuar s enuk kishte lidhje me shantazhin

Pjesë nga intervista:

Si i ke kaluar këto 6 muaj, ka qenë një ferr apo je kënaqur?

Kam pasur një regjim shumë më të relaksuar.  Nuk kam pasur shume detyrime.

E ke marrë rrogën këto gjashtë muaj?

Kam marrë gjysmën, pasi ndahet me komisionet.

Ndihesh me shumë fajtor apo më shumë i pafajshëm?

Dua ti shmangem këtyre gjerave, koha i shëron të gjitha, hajt se kalon. Tre ditë zgjat e tjerë e tjerë. Unë dua më shumë të përballem apo ti largohem.

Është koincidencë, përdorimi i shprehjeve të Ramës?

S’kanë lidhje fare. Më shumë se sa të mundohemi që të gjejmë kostum që nuk i rri, për mua është fare e thjeshtë. Në dy momente ku vëmendja ka qenë më e madhe tek unë, i kam përdorur për të shprehur veten time. I kam bërë për të shprehur veten time dhe nuk ka lidhje me shantazhe dhe kërcënime. Në qoftë se do thoja se nuk ka rrahur as me vaj dhe as me uthull që të më ndaloj, do thoshit sërish se është përsëri e njëjta gjë. Nuk duam të humbasim kohë me këtë gjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY