Tiranë, aksident te “Shkencat”, plagoset 20-vjeçarja

Tiranë, aksident te “Shkencat”, plagoset 20-vjeçarja

308
0
Shares
Foto Ilustruese

Sot, rreth orës 14:30, në Bulevardin “Zogu i Parë”, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës mjeti me targë AA 950 OM, me drejtues Sh. Halili, 21 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, M. L., 20 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY