DETAJE/ Kush është vrasësi i 28-vjeçarit Mario Majollarit, lidhja me babanë...

DETAJE/ Kush është vrasësi i 28-vjeçarit Mario Majollarit, lidhja me babanë e viktimës

203
0
Shares
Mario Majollari

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë është autori i vrasjes së Mario Majollarit një ditë më parë në Tiranë. Ai është vëllai i Ilir Gjuzit, personi që është vrarë në vitin 2000 nga babai i Marios. Vrasja është bërë për hakmarrje, ka konfirmuar policia.

Duket se vrasja e tij ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij, është dënuar me burg përjetë. Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje të ndodhura në vitin  2000.

Avni Majollari

Avni Majollari në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Majollari u dënuar me burgim të përjetshëm dhe u arrestua në fillim të marsit të vitit 2014. Gjatë momentit të kapjes, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Mario Majollari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një rrugicë në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Autori e ka qëlluar tre duke e lënë të vdekur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY