DETAJE & EMRI/ Zbardhet vrasja e Mario Majollarit, ja autori dhe motivi

DETAJE & EMRI/ Zbardhet vrasja e Mario Majollarit, ja autori dhe motivi

175
0
Shares
Mario Majollari

Zbardhet vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”., ndërsa mësohet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollari.

Burime na Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, bëjnë të ditur se në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor. Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP., Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky person dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollari, 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY