Taksa e pronës nis efektet, shtrenjtohen qiratë në Tiranë

Ndaje

Taksa e re e pronës e cila ka hyrë në fuqi nga 1 prilli ka nisur të japë efektet e para në tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht në pjesën e qiradhënies. Përfaqësues të agjencive imobiliare pohojnë se të gjitha njoftimet e reja për apartamente me qira kanë reflektuar në çmim edhe taksën e pronës, të cilën pronarët po ua faturojnë qiramarrësve.

“Është rritur më shumë ndjeshmëria e pronarëve që nga pjesa e shitjes së apartamenteve që në dhënien me qira, ndikon në rritjen e çmimit si të qirasë dhe çmimit të shitjes për metër katrorë. Është ndjerë ndjeshëm edhe te klientët, që në momentin që vijnë dhe paraqiten për të listuar pronën e tyre gjëja e parë që thonë çmimi i qirasë do të jetë më i lartë sepse duhet të paguaj taksën e pronës dhe detyrimet e tjera, ose ka nga ata që thonë unë do jap një çmim neto dhe ti në këtë moment rrjedhimisht ja rrit çmimin klientit qiramarrës ose blerësit”, shprehet Blerina Sefa Menaxhere agjencie imobiliare.

Pas rritjes së qirave, përfaqësues të agjencive imobiliare thonë se taksa e pronës do të ketë ndikimin edhe në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme.

“Prish dhe nivelin edhe çmimet mesatare të tregut që janë si të referencës ashtu edhe të tregut të imobiliareve”, shprehet Sefa.

Sa i takon tregut të shitblerjeve të apartamenteve, këto muaj kërkesat kanë qenë në rritje.

“Këto janë muajt që punohet më shumë me shitjet dhe ka ardhur në rritje numri i kërkesave për blerje, por gjithashtu edhe i pronave që janë në shitje. Kemi një barazvlerë të të dyjave”, shprehet Sefa.

Sipas vendimit të Ministrisë së Financave, taksa e pronës do të aplikohet për çdo ndërtesë pavarësisht funksionit që ajo ka, për familjarët shuma do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset 0.2 % e vlerës së pronës.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje