Basha uron Orban: Sukses domethënës i të djathtës europiane

Basha uron Orban: Sukses domethënës i të djathtës europiane

63
0
Shares

Lulzim Basha ka uruar sot për fitoren, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban i cili korri sukses në zgjedhjet e së dieles. Basha e sheh si pozotive dhe thotë se partite e djathta po fitojnë në disa shtete të Europës.

Statusi i plotë

Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.

Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY