FOTO/ Fier, aksidenti, shkon në tre numri i viktimave

FOTO/ Fier, aksidenti, shkon në tre numri i viktimave

129
0
Shares

Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të ndodhur gjatë natës në rrugën Levan – Tepelenë. U njoftua me herët të se makina përfundoi në kanal nga ku gjeten vdekjen dy persona por pas verifikimit dhe nxjerrjes së makinës është kuptuar se na makinë kanë qenë tre persona të cilët kanë humbur jetën.

Mësohet se automjeti ka rënë në kanal në fshatin Varibop të Fierit. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti çka sjellë edhe humbjen e jetës së tre personave.

Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, “Në datën 09. 04. 2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip ‘Suzuki’ me targa greke IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja”.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY