FOTO/ Fier, makina me targa greke përfundon në kanal, vdesin burrë e...

FOTO/ Fier, makina me targa greke përfundon në kanal, vdesin burrë e grua

157
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Fier. Mësohet se automjeti ka rënë në kanal në fshatin Varibop të Fierit. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte automjeti çka sjellë edhe humbjen e jetës së dy personave. Viktima janë një çift të moshuarish akoma të paidentifikuar.

Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, “Në datën 09. 04. 2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa greke IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja”. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY