VIDEO/ Voltana Ademi ia thotë në sy ambasadorit të Britanisë: Saimir Tahiri...

VIDEO/ Voltana Ademi ia thotë në sy ambasadorit të Britanisë: Saimir Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës

84
0
Shares

ryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, në një takim të zhvilluar në këtë qytet për mundësitë e parandalimit të aktiviteteve kriminale tek të rinjtë, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka folur për krimin e veshur me pushtet deri në qeveri.

Pas fjalës së ambasadorit, i cili ngriti shqetësimin për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe, Ademi ka thënë se krimi në Shqipëri është në nivele shqetësuese, duke i kujtuar dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për trafik ndërkombëtar droge.

“Krimi i organizuar është një problem për vendin tonë dhe në këtë kuadër, edhe për veriun e Shqipërisë. Shqipëria, vazhdon të jetë fatkeqësisht, vend prodhimi dhe eksportimi i kanabis sativas.

Kultivimi i drogës ka qenë një biznes fitimprurës për trafikantët, por ka qenë i tillë, shpresoj të jetë ndryshe edhe për Policinë e Shtetit e deri në nivel e ministrave të Brendshëm. Dua të kujtoj që ka 4 urdhër arreste për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët vijojnë të jenë të lirë”, është shprehur Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY