Protesta e kuksianëve, Edi Rama harron shqipen, ia kthen anglisht

Protesta e kuksianëve, Edi Rama harron shqipen, ia kthen anglisht

107
0
Shares

Kryeministri Rama ka refuzuar ti përgjigjet pyetjeve lidhur me zhvillimet e sotme në Tiranë, ku e gjithë zona e pranë Gjykatës së Tiranës është blinduar për shkak të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë për 23 të arrestuarit për dhunën  gjatë protestës në Rrugën e Kombit.

Në daljen për median së bashku me politikanin bullgar Stanishev, Rama nuk i dha asnjë përgjigje pyetjeve rreth situatës aktuale në vend akuzave të opozitës apo negociatave me Greqinë, apo  ngjarjet në Kosovë që kanë lidhje me deportimin e 6 shtetasve turq.

Pyetja: Dje keni keni zhvilluar një takim informal me presidentin Thaçi ndërsa sot keni takuar përfaqësues të tjerë të Kosovës që janë këtu. A po ndërmerrni ju një lloj paqtimi brenda Prishtinës pas zhvillimeve të fundit  dhe një tjetër paqtim mes Prishtinës dhe Ankarasë, duke pasur parasysh miqësinë që keni me presidentin Erdogan.

Referuar kësaj miqësie mediat greke kanë raportuar për një ngadalësim të negociatave me Greqinë dhe kanë marrë si shembull mungesën  e zotit Tsipras i cili do të vinte për Pashkë. A keni ndonjë koment pse nuk u zhvillua kjo vizitë?

Edi Rama: Vetëm komentin që ka pasur të drejtë ai vizitori i shquar dikur që pat thënë: janë të mirë të tërë këta këtu në këtë vënd por prodhojnë më shumë histori sesa mund të tresin. Ky është një problem që e kam parë dhe e shoh. Sic e shohin të gjithë e gjithë kjo rezume është një histori e prodhuar më shumë sesa mund të tresin.

Arsyeja pse miqtë tanë nga Kosova janë këtu është për tu bërë pjesë e kësaj konference dhe kjo konferencë ishte e programuar. Ka kohë. Ndërkohë që për të tjerat, ju e dini komentin tim kur vjen puna për teoritë e konspiracionit dhe teoritë e teroive të teorive nëpër media, por nuk po e them atë fjalën turke sepse mërziteni.

Pyetje: Si i përgjigjeni akuzave që lideri demokrat Basha ka bërë gjatë ditës së sotme, se keni uzurpuar shtetin, prokurorinë e gjykatat. Si e patë seanën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Edi Rama: Thjesht nuk i përgjigjem. Problemi im sot dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duam dhe do t’i japim atyre që janë realisht subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që në fund do të vlejë ajo që ne do të bëjmë për ata që jetojnë në Kukës dhe jo cfarë thotë njëri apo tjetri.

Pastaj ju e dini shumë mirë se as kur flas anglisht dhe jam me miqtë që kuptojën anglisht nuk merrem me opozitën e vendit tim.

Pyetje: Mbledhja e komisionit hetimor për zotin Tahiri është bërë nga anëtarët e PS-së në këto momente dhe Paloka e ka quajtur të paligjshëm. A ishte për të shmangur vëmendjen për situatën që po ndodh pas protestës në Rrugën e Kombit.

Edi Rama: Përgjigjja e pyetjes së dytë është fundi i përgjigjes së pyetjes së parë. Kur unë kur flas anglisht dhe jam me miqtë që kuptojën anglisht nuk merrem me opozitën e vendit tim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY