DEBATET/ Të pandehurit “dhëmb për dhëmbë” me Prokurorinë: Gënjeni na arrestuat natën...

DEBATET/ Të pandehurit “dhëmb për dhëmbë” me Prokurorinë: Gënjeni na arrestuat natën me maska…

146
0
Shares

23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit  kanë debatuar me  prokurorët  Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi në Gjykatën e Tiranës.

Ata kanë akuzuar prokurorët se gënjejnë lidhur me arrestimet.

“Prokuroria gënjen, nuk jeni arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit” janë shprehur ata para trupit gjykues në sallë.

Ahmet Tobi, një nga të pandehurit ka deklaruar: “Më morën nga shtëpia me forcë, jam invalid dhe jam arrestuar në kundërshtim me ligjin”.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY