VIDEO/ Protesta në Tiranë, Policia zhbllokon trotuarin bllokon trafikun automjeteve

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Policia zhbllokon trotuarin bllokon trafikun automjeteve

108
0
Shares

Qytetarët protestues, kanë bllokuar aksin rrugor përpara Drejtorisë së Policisë duke ndaluar kështu qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë PD në një deklaratë njoftoi se “policia zhvendosi protestuesit nga trotuari ne rruge, duke u bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qëndruan ne trotuar, por policia ka kërkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojnë kalimin e qytetareve te tjerë”.

Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit. Tensionet u përshkallëzuan kur qytetarët u futën në godinën e Drejtorisë së Policisë.

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të opozitës. Një apel për lirimin e të arrestuarve e bëri dje edhe Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili ka paraqitur një deklaratë me 5 pika ku nuk pranon negociata deri në nxjerrjen e të arrestuarve.

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Parmbrëmë, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.

Protesta te Drejtoria e Policise per lirimin e protestuesve ka rinisur. Qytetare e familjare te bashkuar!

Publiée par Nisma #Thurje sur lundi 2 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY