Taksa, nesër protestë e madhe në Rrugën e Kombit

Taksa, nesër protestë e madhe në Rrugën e Kombit

118
0
Shares

Nesër do të protestohet në rrugën e Kombit kundër tarifës. Banorët e qarkut të Kukësit me të cilët janë bashkuar bizneset dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të protestojnë në vendin ku paguhet taksa e rrugës. Protesta pritet të nisë në orën 11:00.

Organizatorët kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në bulevardin kryesor të Kukësit nga ora 10 deri 10:30. Orë në të cilën do të nisë edhe udhëtimi me mjete drejt vendit të protestës. Në orën 10:50 është parashikuar mbërritja dhe deri në orën 11:00 do të sistemohen mjetet në korsitë e emergjencës në Rrugën e Kombit, ndërsa në orën 11:00 do të nisë protesta.

Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shtetit e cila ka marrë masa shtesë dhe në këto masa do të jenë edhe policitë e rajoneve Shkodër e Lezhë dhe të ardhur nga Tirana. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës. Pritet që aty të vijnë edhe kamionë nga Kosova dhe protestuar në rrethe të tjera të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY