Bizneset e Kosovës: Tarifën e rrugës Durrës – Kukës, do ta çojmë...

Bizneset e Kosovës: Tarifën e rrugës Durrës – Kukës, do ta çojmë në gjykatën e Strasburgut

80
0
Shares

Organizatat e biznesit në Kosovë po shikojnë mundësinë për të çuar taksën e vendosur për segmentin Milot-Morinë në Gjykatën e Strasburgut. Lajmi konfirmohet për “Monitor” nga Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, organizata kryesore e biznesit në Kosovë.

Gërxhalliu tha se janë tre arsyet se pse ata gjykojnë që taksa që po vihet është e padrejtë:

-Së pari, nuk ka një alternativë tjetër rruge pa pagesë. Rruga e vjetër është tepër e amortizuar dhe ka dalë praktikisht jashtë funksioni.

-Së dyti, taksa është më e lartë në krahasim me studimet, të cilat kanë rekomanduar se tarifa duhet të ishte maksimumi 1.4 euro.

-Së treti, rruga është e papërfunduar dhe po vihet tarifë kalimi, kur në gjithë rrugën ka shumë elementë pasigurie.

Gërxhalliu thotë se ata janë ende në hapat e parë të organizimit. Do të merret një studio ligjore dhe do të formulohet padia pasi të jenë grumbulluar të gjitha argumentet.

Sipas tij, janë 10 kompani të mëdha, 5 nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova, që janë në rrezik falimenti sepse e kanë të lidhur gjithë aktivitetin me njëra- tjetrën.

Gërxhalliu paralajmëron se do të jenë bizneset e Shqipërisë që do e vuajnë më shumë shtimin e kostove. “Kompanitë e Kosovës do e kenë më të lehtë të gjejnë treg për shkak të investimeve që Kosova po bën në infrastrukturë, që do e lidhin më shpejt me Maqedoninë me autostradën e re dhe me Malin e Zi, përmes hekurudhës që pritet të ndërtohet”.

Gërxhalliu shprehu dhe keqardhjen që nga ana e Shqipërisë nuk kanë parë solidaritet për të kundërshtuar këtë taksë, sipas tij të padrejtë, sidomos nga organizatat shqiptare të sipërmarrjes.

Tarifat

Kompania fituese e koncesionit te Rruges se Kombit ka instaluar sistemin e pagesave dhe ka nisur sot marrjen e pagesave këtë javë, duke ngjallur kundërshtime të shumta nga të dyja kahet, pasi tarifat konsiderohen tepër të larta.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Tarifat

Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

Klasa 2 veture – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 Euro

Klasa 5 kamion i rende – 22.5 Euro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY