Qeveria bën lëshimin e parë për Rrugën e Kombit, por është shumë...

Qeveria bën lëshimin e parë për Rrugën e Kombit, por është shumë pak

184
0
Shares

Qeveria ka lajmëruar sot lëshimin e parë për tarifat e Rrugës së Kombit megjithëse kjo ëhstë shumë pak.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, në 6 muajt e parë të zbatimit të kësaj tarife koncesionari do të skanojë të gjithë automjetet, si dhe do të monitorojë fluksin e qarkullimit për secilën prej tyre. Vetëm pas muajit shtator të këtij viti, kur të krijohet një bazë të dhënash për makinat, atëherë koncesinari do të aplikojë abone. Në çdo rast abonetë do të lëshohen në bazë të kriterit të përdorimit dhe jo të banimit.

Lidhur me debatin për nivelin e lartë të kësaj takse, ministri i Infrastrukturës duke folur ne Parlament ka sqaruar se ky nivel ka dalë për shkak të kostos së lartë që ka mirëmbajtja e Rrugës së Kombit.

Duke ju referuar të dhënave në strukturën e tarifave të miratuara, parashikohet mirëmbajte dhe investim të rrugës, e cila është e ende e papërfunduar. Koncesinari do të investojë në total 260 milion euro, sikurse tha ministri.

Në fakt vetëm katër ura në rrigën Kukës-Morinë ende nuk janë vënë në funksionim ndërkohë që tre prej tyre janë pothaujse të përfunduara. Koncesionari nuk merr përsipër të ndërtohe me katër kalime segmentin Lac-Rrëshen ndërkohë që rruga Milot-Rubik-Rrëshen në fakt është me katër kalime duke patur parasyshn se rruga e re është trësisht në trase tjetër ndërsa rruga e vjetër është me dy kalime.

Banorët e Kukësit kanë lajmëruar të shtunën protestë në tynelin e Kalimashit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY